Bota

Kundërshtar politik i kryeministres së arratisur, kush është fituesi i Çmimit Nobel që do të udhëheqë qeverinë e përkohshme në Bangladesh

kundershtar politik i kryeministres se arratisur kush eshte fituesi i cmimit nobel qe do te udheheqe qeverine e perkohshme ne bangladesh





































Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Muhammad Yunus do të drejtojë një qeveri të përkohshme në Bangladesh. Presidenti Mohammed Shahabuddin e mori vendimin në një takim me udhëheqjen e ushtrisë dhe përfaqësuesit e organizatës studentore SAD, sipas zyrës presidenciale.

Muhammad Yunus

Emërimi zyrtar ende nuk është bërë. Yunusi është i gatshëm të marrë postin, sipas BBC Bangla, e cila citon një zëdhënëse të fituesit të çmimit Nobel.

Protestuesit me sa duket kërkonin Yunus-in

Yunusi 84 vjeç, do të qëndrojë me sa duketnë pushtet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Nuk është ende e qartë se kur do të zhvillohen ato. Yunus ishte personi që protestuesit kërkonin për këtë post, tha udhëheqësi studentor Nahid Islam. Shahabuddini kishte siguruar se qeveria kalimtare do të formohej “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të hënën, kryeministrja gjithnjë e më autokrate Sheikh Hasina iku në Indi pas protestave masive. Javët e fundit në vend ka pasur demonstrata dhe trazira. Në lidhje me trazirat dhe numrin e madh të të vdekurve, që ndodhën gjatë protestave, u shkarkua kreu i policisë kombëtare, njoftoi zyra presidenciale.

Yunusi kërkon zgjedhje të lira

Në prag të vendimit të Shahabuddinit, Yunusi kishte këmbëngulur se qeveria kalimtare ishte “vetëm fillimi”. Paqja e vërtetë mund të arrihet vetëm me zgjedhje të lira. Pa zgjedhje nuk do të kishte ndryshim. Yunusi 84 vjeç, konsiderohej prej kohësh kundërshtar politik i Hasinës. Kundër tij u hapën më shumë se 100 çështje ligjore, të cilat mbështetësit e tij i kritikuan si persekutim politik.

Në vitet 1980 Yunusi themeloi Bankën Grameen , e cila ofron mikrokredi për më të varfërit në Bangladesh. Në vitin 2006,për këtë ekonomistit iu dha Çmimi Nobel i Paqes./dw

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts