Bota Sport

Jo vetëm afrime, Flamurtari u jep lamtumirën dy lojtarëve të tjerë

jo vetem afrime flamurtari u jep lamtumiren dy lojtareve te tjere





































Klubi i Flamurtarit ka qenë ndër më aktivët në merkato me shumë transferime lojtarësh, me emra të njohur që u janë bashkuar vlonjateve për sezonin e ri. Por përveç afrimeve të shumta, nga radhët e kësaj skuadre janë bërë edhe shumë largime.

sadsasdddssa

Lojtarët të cilët nuk do të gjenin vend në ekipin e drejtuar nga Agostineli, kanë gjetur akordin me klubin për të ndërprerë marrëveshjet e tyre më vlonjatet, duke dalë të lirë për të kërkuar një aventurë të re.

Kështu ka ndodhur sot me Gersi Diamantin dhe Arton Podrimcakun. Klubi bëri të ditur se ka mbyllur me marrëveshje kontratat me të dy futbollistët.

Sebastian La Torre, Antoni Beji, Gustavo Benjumea, Marko Kriviçiç, Aldo Teqja, Erlis Frashëri, Indio Oliveira, Lancinet Sidibe, Behar Ramadani, Ermal Vitija, Erjon Vucaj, Fjoralb Deliaj dhe  Albi Metani janë emrat e tjerë të larguar nga vlonjatet gjatë kësaj merkato të verës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts