Shtetet kyçe për garën presidenciale, ja ku udhëheq Harris dhe ku kryeson Trump/ Rezultatet

shtetet kyce per garen presidenciale ja ku udheheq harris dhe ku kryeson trump rezultatet
shtetet kyce per garen presidenciale ja ku udheheq harris dhe ku kryeson trump rezultatet

Në javët që kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara presidencialke dhe miratoi Kamala Harrin, sondazhet kanë treguar një rritje të entuziazmit të votuesve për zv.Presidenten.

Ajo ka ecur përpara në disa shtete të fushëbetejës, si dhe në nivel kombëtar. Por përpara se Biden të tërhiqej, Donald Trump kryesonte sondazhet në secilin prej këtyre shteteve kyçe.

Duke parë tendencat e sondazheve, shtet pas shteti, analiza përfundimtare tregon se ajo ka bërë progres, por a do të mjaftojë kjo?

Harris është kandidatja e supozuar demokrate, me të gjithë rivalët e saj potencialë kryesorë në parti që e kanë mbështetur atë. Ajo dhe kandidati i saj Tim Walz do të konfirmohen në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago më vonë këtë muaj.

Trump nuk ka udhëhequr një sondazh kombëtar për më shumë se një javë, me Harris që kryeson me 1 deri në 5 pikë në 17 nga 18 sondazhet më të fundit (një sondazh kombëtar i ka të barabarta).

Por si me Trump në 2016 dhe George W. Bush në 2000, një kandidat mund të humbasë votën popullore në nivel kombëtar dhe të fitojë përsëri Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa sondazhet në shumicën e 50 shteteve tregojnë se cili kandidat do të fitojë në nëntor, asnjëri prej kandidatëve aktualisht nuk kryeson fuqishëm në mjaft shtete për të fituar zgjedhjet.

Një pjesë e vogël e shteteve mbesin mister dhe janë këto shtete që do të vendosin efektivisht rezultatin e garës.

Në Arizona, Trump ka udhëhequr në pesë nga tetë sondazhet më të fundit. Megjithatë, tre sondazhet ku Harris kryeson tregojnë një ndryshim të erërave politike. Trump kishte mposhtur Biden në çdo sondazh të Arizonës që nga maji, ndonjëherë me diferencë prej 10 deri në 15 pikë.

Sondazhi i fundit, nga Redfield dhe Wilton Strategies për The Telegraph, midis 31 korrikut dhe 3 gushtit, me 567 votues të mundshëm, zbuloi se Harris kryeson 44 për qind ndaj 43 për qind të Trump.

Një tjetër sondazh i bërë nga Public Policy Polling dhe i financuar nga Fondi i Veprimit të Progresit të lidhur me Demokratët, anketoi 618 votues të regjistruar midis 29 dhe 30 korrikut dhe tregon se Trump kryeson 49 për qind ndaj 47 për qind të Harris.

Grumbulluesit e sondazheve kanë Trump si kryesues. FiveThirtyEight ka Trump me 45.4 për qind dhe Harris me 44.1 për qind. RaceToTheWhiteHouse ka Trump me 48.8 dhe Harris me 46.7.

Xhorxhia

Në Xhorxhia, Trump ka udhëhequr në tetë nga njëmbëdhjetë sondazhet më të fundit. Harris kryeson në një sondazh të financuar nga demokratët dhe dy të tjerë kanë rezultat të barabartë.

Megjithatë, edhe më tepër se në Arizona, në Xhorxhia ka një rritje masive të mbështetjes ndaj demokratëve. Trump kishte mposhtur Biden në çdo sondazh në Xhorxhia që nga maji 2023, shpesh me diferencë prej 6 deri në 10 pikë.

Sondazhi i fundit, nga Redfield dhe Wilton Strategies për The Telegraph, midis 31 korrikut dhe 3 gushtit, me 1128 votues të mundshëm, zbuloi se Trump printe 46 për qind ndaj 44 për qind të Harris.

Një tjetër sondazh i kryer nga Public Policy Polling dhe i financuar nga Fondi i Veprimit të Progresit i lidhur me Demokratët, anketoi 662 votues të regjistruar midis 29 dhe 30 korrikut dhe tregoi se Harris printe 48 për qind ndaj 47 për qind të Trump.

Grumbulluesit e sondazheve kanë Trump si kryesues. FiveThirtyEight ka Trump me 45.9 për qind dhe Harris me 44.8 për qind. RaceToTheWhiteHouse ka Trump në 48.2 dhe Harris në 47.5.

Michigan

Sondazhet e fundit të votuesve të Miçiganit nuk japin një pamje të qartë se në cilin drejtim do të shkojnë zgjedhjet. Trump kryeson në gjashtë nga dymbëdhjetë sondazhet më të fundit. Por në një tjetër sondazh, Harris ka një epërsi prej mbi 10 pikësh, duke treguar se këto rezultate mund të jenë të çuditshme.

Sondazhi i fundit, nga Redfield dhe Wilton Strategies për The Telegraph, midis 31 korrikut dhe 3 gushtit, me 771 votues të mundshëm, zbuloi se Trump printe 42 për qind ndaj 41 për qind të Harris.

Një tjetër sondazh i kryer nga Public Opinion Strategies, anketoi 400 votues të mundshëm midis 23 dhe 29 korrikut dhe tregoi se Harris dhe Trump kishin 45 përqind secili.

Grumbulluesit e sondazheve e kanë Harrisin kryesues. FiveThirtyEight ka Harris me 44.6 përqind dhe Trump me 43.0. RaceToTheWhiteHouse ka Harris me 49.2 për qind dhe Trump me 46.5 për qind.

Nevada

Në Nevada, Trump ka udhëhequr në tre nga gjashtë sondazhet më të fundit. Harris kryeson në një dhe ata janë barazim në dy. Megjithatë, ngjashëm me Arizonën dhe Xhorxhian, Biden e kishte humbur Nevadën me një diferencë të konsiderueshme. Trump kryesoi në çdo sondazh në shtet që nga i pari që u mbajt në këtë cikël zgjedhor, në shkurt. Sondazhi ku Harris kryeson dhe të dy ku ata janë barzim, sugjerojnë një garë shumë më të ngushtë se sa pritej nën Biden.

Sondazhi i fundit, nga Redfield dhe Wilton Strategies për The Telegraph, midis 31 korrikut dhe 3 gushtit, me 470 votues të mundshëm, zbuloi se Harris dhe Trump kishin nga 40 për qind secili.

Një tjetër sondazh i kryer nga Public Opinion Strategies, anketoi 400 votues të mundshëm midis 23 dhe 29 korrikut dhe zbuloi se Trump kryeson 46 për qind ndaj 45 për qind të Harris.

Agreguesi i sondazheve RaceToTheWhiteHouse e ka Harrisin kryesuese, me 46.1 përqind ndërsa Trump ka 45.3 përqind. FiveThirtyEight nuk ka publikuar një total për Nevadën që kur Biden u largua.

Carolina e Veriut

Trump kryeson Harris në çdo sondazh të fundit në Karolinën e Veriut; ai gjithashtu udhëhoqi ndaj Biden në çdo sondazh përpara se Biden të largohej. Megjithatë, marzhi po afrohet më shumë. Pesë sondazhet e kryera që nga 19 korriku e kanë Trumpin përpara Harris me 1 deri në 4 pikë. Kundrejt Bidenit, Trump kryesonte me 2 deri në 9 pikë.

Pensilvani

Pensilvania është aktualisht gara më e afërt nga 50 shtetet. Trump ka udhëhequr në pesë nga dhjetë sondazhet më të fundit, Harris ka udhëhequr në tre, dhe në dy janë barazim.

Sondazhi i fundit, nga Redfield dhe Wilton Strategies për The Telegraph , midis 31 korrikut dhe 3 gushtit, me 743 votues të mundshëm, zbuloi se Trump kryesonte ndaj Harris 46 për qind me 44 për qind.

Një tjetër sondazh i kryer nga Public Opinion Strategies, anketoi 400 votues të mundshëm midis 23 dhe 29 korrikut dhe zbuloi se Harris kryeson 48 për qind ndaj 45 për qind të Trump.

Grumbulluesit e sondazheve e kanë Harrisin në krye, në të dyja rastet me më pak se një përqind. FiveThirtyEight ka Harris me 45.3 për qind dhe Trump me 44.5 për qind. RaceToTheWhiteHouse ka Harris me 48 për qind dhe Trump me 47.9 për qind.

Wisconsin

Wisconsin është një tjetër garë e ngushtë. Harris ka udhëhequr në katër nga nëntë sondazhet më të fundit, Trump ka udhëhequr në dy dhe në tre sondazhe shfaqen barazim.

Sondazhi i fundit, nga Redfield dhe Wilton Strategies për The Telegraph, midis 31 korrikut dhe 3 gushtit, me 597 votues të mundshëm, zbuloi se kandidatët ishin të barabartë me 43 për qind secili.

Një tjetër sondazh i kryer nga Public Opinion Strategies, anketoi 400 votues të mundshëm midis 23 dhe 29 korrikut dhe zbuloi se Harris kryeson 48 për qind ndaj 46 për qind të Trump.

Grumbulluesit e sondazheve e kanë Harrisin si kryesese. FiveThirtyEight ka Harris me 45.8 për qind dhe Trump me 44.4 për qind. RaceToTheWhiteHouse ka Harris me 49.5 për qind dhe Trump me 47.7 për qind.

Analiza përfundimtare

Duke përdorur numrat aktualë të sondazheve, Harris kryeson në katër nga shtatë shtetet më konkurruese, ndërsa Trump kryeson në tre. Sipas hartës së sondazheve të Kolegjit Zgjedhor të prodhuar nga RaceToTheWhiteHouse, nëse zgjedhjet do të përputheshin saktësisht me sondazhet aktuale në secilin shtet, Harris do të fitonte Kolegjin Zgjedhor me 276 vota ndaj 262 të Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co