Dyshohet se planifikuan sulm në koncertin e Taylor Swift, dy të arrestuar në Austri! Një prej tyre nga Maqedonia e Veriut

dyshohet se planifikuan sulm ne koncertin e taylor swift dy te arrestuar ne austri nje prej tyre nga maqedonia e veriut





































Dy persona janë arrestuar në Austri pasi pretendohet se kanë planifikuar sulm në koncertin e Taylor Swift, sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung” dhe zyrtarëve austriakë.

tylor

Një nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak “me prejardhje nga Maqedonia e Veriut” që “ka jetuar me familjen e tij në Ternitz”, sipas “Kronen Zeitung”.

Ai u arrestua “nën dyshimin e fortë për terrorizëm”, shkroi gazeta austriake.

Në platformën X, bordi vjenez i turizmit njoftoi se biletat për tre koncertet e Swiftit në stadiumin Ernst-Happel për të enjten, premten dhe të shtunën janë shitur në tërësi.

Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në ministrinë e brendshme të Austrisë, tha se autoritetet ishin të vetëdijshme për “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm “dhe po ashtu se kishte në fokus …koncertet e Taylor Swift në Vjenë” nga 19-vjeçari, tha agjencia austriake e lajmeve “Austria Press Agency”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →