Djali 27-vjeçar i princeshës norvegjeze Mette-Marit, gruaja e princit të kurorës Haakon, u arrestua gjatë fundjavës pasi u akuzua për sulm ndaj një gruaje. Marius Borg Hoiby lindi në 1997 nga një lidhje para martesës së princeshës me mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në 2001, sipas medias së huaj.
Një fakt që hedh detaje të reja mbi familjen mbretërore pas skandalit që pak javë më parë përfshiu Princeshën Martha Louise, e cila u vu nën hetim për përdorimin e titullit të saj për qëllime tregtare. Policia tha se ata u thirrën në një adresë në Oslo pas një sherri natën vonë në një apartament. Një 20-vjeçar u arrestua për ngjarjen dhe u lirua të nesërmen, tha policia në një deklaratë.
“Meqenëse është bërë e ditur nga disa media se ky (person) është Marius Borg Hoiby, policia konfirmon se ai është i dyshuar”, thuhet në deklaratë. I riu, i cili mësohet se kishte njohje me të plagosurin, është vendosur në izolim dhe është bërë analiza e gjakut për të zbuluar nëse ishte nën efektin e drogës.
Familja mbretërore nuk ka komentuar mbi incidentin. Hoiby u rrit nga Mette-Marit dhe Haakon së bashku me gjysmëvëllezërit e tij, princeshën 20-vjeçare Ingrid Alexandra dhe princin 18.vjeçar Sverre Magnus, por ndryshe nga ata ai nuk ka asnjë rol zyrtar publik.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co