Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë.
Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.
“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.
Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet.
Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co