Shqiperia

Makina bie në Kanalin e Butrintit, rasti i dytë në 8 ditë. Problem mungesa e sinjalistikës

makina bie ne kanalin e butrintit rasti i dyte ne 8 dite problem mungesa e sinjalistikes

Një tjetër automjet ka përfunduar sot në ujërat e Kanalit të Butrintit, duke shënuar rastin e dytë brenda 8 ditësh. Ngjarja është shënuar rreth orës 05.00, kur një automjet i marrë me qera që vinte nga kufiri, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë.

Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Policia e Sarandës është ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. Sipas policisë mjeti që ka rënë ka qenë tip “Fiat” me targa AA 459 RL me drejtues shtetasin e huaj Patryk Sajnog. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit ku herën e parë ka rezultuar në masën 0.906 mg/l dhe më pas 0.894 mg/l. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi. Për këtë arsye është arrestuar nga policia. Disa orë më pas automjeti është nxjerre me vinç nga uji.

Në 31 korrik një tjetër automjet ra në të njëjtin vend duke shkaktuar plagosjen e dy turistëve të huaj të cilët vinin nga Qafë-Bota. Burime pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bëjne me dije se ky vend është rrezik konstant për aksidente dhe jo rrallë automjetet përfundojnë në kanal, pasi nuk ekziston asnjë sinjalistikë dhe barrierë që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve se aty është kthesë e fortë.

Kanali I Butrintit2
Kanali I Butrintit2

Nga ana e sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës është dërguar disa herë shkresë drejt ARRSH për vendosjen e sinjalistikës, por ende nuk ka asnjë reagim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts