Bota

EMRI/ Tentoi të vriste një shtetas dy vite më parë, vihet në pranga 31-vjeçari

emri tentoi te vriste nje shtetas dy vite me pare vihet ne pranga 31 vjecari





































Policia e Dibrës ka kapur dhe ka vënë në pranga 31-vjeçarin, Esmerald Selxhaferi, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

diber

I riu ishte shpallur në kërkim në vitin 2022, pasi të vriste një shtetas.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Tentoi të vriste një shtetas, në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts