Bota

Tubimi i opozitës para Bashkisë, Balliu: Fakti që qytetarët kanë zgjedhur protestën në vend të plazhit, tregon…

tubimi i opozites para bashkise balliu fakti qe qytetaret kane zgjedhur protesten ne vend te plazhit tregon
tubimi i opozites para bashkise balliu fakti qe qytetaret kane zgjedhur protesten ne vend te plazhit tregon





































Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij në protestën e 21 të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera tha se fakti që qytetarët kanë zgjedhur tubimin në vend që të shkonin në plazh, tregon për sinqeritetin e protestës.

Ai shtoi se në asnjë vend të botës, asnjë protestë tjetër nuk do të vazhdonte në mes të gushtit dhe në temperatura të larta.

Pjesë nga fjala e Klevis Balliut:

Asnjë qytet tjetër, asnjë protestë tjetër, në asnjë vend të botës nuk mund të ishte edhe në këto kondita, në këtë vapë, në mes të gushtit, që të vazhdojë kjo qëndrese, vërteton këmbënguljen e qytetarëve për largimin e Veliajt.

Fakti që sot qytetarët nuk zgjedhin plazhin, por zgjedhin protestën, tregon sinqeritetin e kësaj proteste.

Veliaj ka shpresë e tij te pandëshkueshmëria e tij. Por ai duhet të kuptojë, që jo ky Duman, por 2000 mijë Dumani të ketë ai nuk shpëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës.

Një pyetje kam për drejtorët e bashkisë që janë në burg, ‘a ju ka thënë Veliaj, se cfarë ka thënë në SPAK për ju’? ‘a e dini ju pse ju jeni në burg dhe Veliaj që ka marrë copën e madhe është jashtë’?.

Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, duke arrestuar disa ushtarë mediokër. Unë ju ftoj që ta vazhdojmë këtë qëndresë, përballjen me Veliajn dhe korrupsionin. Në Shqipëri për fatkeqësinë tonë, nuk ka drejtësi, por një pseudo-drejtësi të paguar nga qeveria.

Dumani dhe prokurorët që nuk guxojnë të marrin paratë që u vidhen qytetarëve te inceneratori, janë ata që marrin copën e vet.

Vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts