Policia ka vendosur në pranga një 45-vjeçar, i cili prej më shumë se një viti ishte në kërkim për shkak se kishte plagosur të vëllanë me kaçavidë.
Ndaj tij, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
45-vjeçari me iniciale D. H., banues në Tiranë, më datë 27 korrik të vitit të kaluar në fshatin Tushemisht plagosi me kaçavidë, vëllanë e tij, për motive pronësie.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ”Sundimi i ligjit”.
Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap shtetasi D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me mjet të mprehtë (kaçavidë), vëllanë e tij, për motive pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co