Bota

Irani paralajmëron kompanitë të shmangin hapësirën e tij ajrore, shkak stërvitja ushtarake

irani paralajmeron kompanite te shmangin hapesiren e tij ajrore shkak stervitja ushtarake
irani paralajmeron kompanite te shmangin hapesiren e tij ajrore shkak stervitja ushtarake

Linjat ajrore egjiptiane janë urdhëruar të shmangin hapësirën ajrore iraniane për tre orë pas një njoftimi nga Teherani për stërvitje ushtarake, ka njoftuar Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit.

Bëhet e ditur se paralajmërimi ka ardhur mes tensioneve rajonale në rritje pas vrasjes së liderit të Hamasit në Teheran javën e kaluar.

Egjipti tha se lajmi është dhënë në formën e një njoftimi të dërguar nga Irani për të gjitha linjat ajrore komerciale.

Siç raportohet, ndalimi nga hapësira ajrore iraniane do të zgjasë për tre orë, shkruan euronews.

Duke folur për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA, kreu i aeroportit ndërkombëtar iranian në kryeqytetin e Teheranit, Saeed Chalandari, ka mohuar raportet për një paralajmërim kundër hyrjes në hapësirën ajrore iraniane, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kjo vlen për të gjithë vendi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts