Grupi i PD-së dorëzon në Kuvend mocionin për heqjen e mandatit të deputetit e PS-së: Vullnet Sinaj, vetëm në 9 transaksione përfitoi 36 mijë euro nga Buxheti i Shtetit

grupi i pd se dorezon ne kuvend mocionin per heqjen e mandatit te deputetit e ps se vullnet sinaj vetem ne 9 transaksione perfitoi 36 mije euro nga buxheti i shtetit





































Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar në Kuvend mocionin për heqjen e mandatit të deputetit e PS-së, Vullnet Sinaj.

Vullnet SInaj-Dhuna-Nallbati (1)

PD e akuzon ligjëvënësi socialist në vetëm në 9 transaksione ka përfituar 36 mijë euro nga Buxheti i Shtetit.

Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend nga Grupi i PD-së, thuhet se “Nga verifikimi i transaksioneve zyratre të Buxhetit të Shtetit, rezulton se zoti Vullnet Sinaj gjatë periudhës që ka ushtruar mandatin e deputetit, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara nga ana jonë, ka përfituar nëpërmjet 9 kompanive të tij, të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.”

Gjithashtu, pretendohet se kompanitë e Vullnet Sinajt kanë vazhduar të jenë në pronësi të tij, edhe pas marrjes së mandatit se si deputeti i Kuvendit të Republikës.

PD deklaron se Sinaj përmes marrëveshjeve ka bërë transferimin e kuotave dhe jo tjetërsimin e tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotrues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar”.

“Shoqëritë kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave zj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si “person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.201727, 29.03.201828 dhe 31.10.201829, Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotrues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar”,”- thuhet në dokument.

Ndërsa theksohet se: “Caktimi i një “personi të besuar” nuk nënkupton që deputeti Vullnet Sinaj ka humbur pronësinë mbi shoqëritë e mësipërme dhe aq më pak ka humbur të drejtën për të marrë fitimet e shoqërisë. “Personi i besuar” siç qartësisht përcaktohet edhe në Akt-marrëveshjet e sipërcituara i ka kaluar vetëm e drejta e vendimmarrjes mbi 100% të kuotave të zotruara nga deputeti Vullnet Sinaj, me qëllim menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit të shoqërive. Por në asnjë rast, deputeti Vullnet Sinaj nuk humb të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria.”

Ndërsa në përfundim, Grupi i PD-së kërkon:

Duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e çështjes, të drejtën e aplikueshme, jurisprudencën kushtetuese dhe analizën ligjore, është e qartë se deputeti Vullnet Sinaj ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga neni 70, pika 3 e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe interpretimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese të elaboruara në vendimet nr. 44/2011 dhe nr. 33/2016. Në këto kushte, në përputhje me nenet 70, pika 4, të Kushtetutës dhe nenit 119/1, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

KËRKOJMË:

(i) Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit.

(ii) Përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

46ee2768_1 46ee2768_2 46ee2768_3 46ee2768_4 46ee2768_5 46ee2768_6 46ee2768_7 46ee2768_8 46ee2768_9 46ee2768_10 46ee2768_11 46ee2768_12 46ee2768_13 46ee2768_14 46ee2768_15 46ee2768_16

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →