Shqiperia

Riaktivizohet zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë, frikë nga përhapja e shpejtë për shkak të erës

riaktivizohet zjarri ne malin e ternoves ne bulqize frike nga perhapja e shpejte per shkak te eres
riaktivizohet zjarri ne malin e ternoves ne bulqize frike nga perhapja e shpejte per shkak te eres

Është riaktivizuar zjarri në malin e Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë  Bulqizës.

Pasi ishte bërë e mundur shuarja e flakëve të cilat rrezikonin masivin pyjor me pishë shekullore në këtë zonë, zjarri është rindezur.

Ende nuk dihet nëse vatra e re e zjarrit është e qëllimshme apo është riaktivizuar nga vatra e mëparshme.

Autoritetet lokale në Bulqizë janë nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të bërë të mundur ndalimin e avancimit të saj dhe shmangien e dëmeve të mëdha në masivin pyjor me pishë të zezë të kurorës së liqenit të Zi.

[embedded content]

Ndërkaq, policia e Dibrës edhe pse ka nisur hetimet për rastet e zjarreve në Mat, Klos, Bulqizë e Dibër, ende nuk ka asnjë person të ndaluar apo proceduar për këto zjarrvënie që deri tani kanë shkaktuar dëm ekonomik qindra miliona lekë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts