Shqiperia

Prodhimet e tyre bujqësore mbeten stok, fermerët në Maliq: Importet ndikojnë negativisht në shitjen e produkteve tona, qeveria të ndërhyjë

prodhimet e tyre bujqesore mbeten stok fermeret ne maliq importet ndikojne negativisht ne shitjen e produkteve tona qeveria te nderhyje
prodhimet e tyre bujqesore mbeten stok fermeret ne maliq importet ndikojne negativisht ne shitjen e produkteve tona qeveria te nderhyje

Fermerët e fushës së Maliqit përballen me rrezikun e mbetjes së prodhimeve stok për shkak të mungesës së tregut dhe kërkesës së ulët për patate dhe qepë. Tregtarët ofrojnë çmime prej 20-25 lekë për kilogram, një shumë që nuk mbulon as koston e prodhimit. Për të realizuar fitim, fermerët thonë se duhet t’i shesin prodhimet të paktën me 50 lekë për kilogram, por kjo duket gjithnjë e më e pamundur.

Fermerët akuzojnë tregtarët për manipulim të çmimeve, duke blerë produktet nën kosto dhe duke i shitur deri në 90 lekë për kilogram në tregun e pakicës. Ata gjithashtu theksojnë se importet kanë ndikuar negativisht në shitjen e prodhimeve të tyre. Për të zgjidhur ngërçin e bujqësisë, fermerët kërkojnë mbylljen e doganave nga qeveria.

[embedded content]

Për prodhimet e pashitura Fermerët e fushës së Maliqit kanë organizuar edhe dy protesta njëra pas tjetrës por ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts