“Situata e zjarrit në Finiq, alarmante”- Prefekti i Vlorës: Rrezikohen banesa dhe parku arkeologjik

situata e zjarrit ne finiq alarmante prefekti i vlores rrezikohen banesa dhe parku arkeologjik





































Prefekti i Vlorës, Kritaq Kiço në një komunikim për News24, u shpreh se situata e zjarreve në Finiq, mbetet alarmante.

Kristaq-Kico

Kiço tha se kjo është nga situatat më të vështira që është përballur Qarku i Vlorës me situatat e zjarreve, ndërsa shtoi se ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, ndërkohë që flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë.

Prefekti i Vlorës tha se flakët po përparojnë në drejtim të fshatit Mavropull, ndërsa po shikohet mundësia që të ketë ndërhyrje nga ajri.

“Situata në Finiq është shumë e vështirë, zjarri ka përparuar në drejtim të malit të Finiqit dhe ka dalë nga ana e pasme e tij. Urojmë që Forcat Zjarrfikëse të jetë të sigurtë. Zjarri po përparon në drejtim të fshatit Mavropull.

Situat është e vështirë, nga më të vështirat dhe jemi në kontakt me Drejtorinë e Shërbimit të Emergjencave për të parë mundësinë edhe ndërhyrjen nga ajri.
Nuk kemi një pamje të qartë lidhur me parkun arkeologjik të Finiqit. i kemi thënë edhe punonjësve të parkut të largohen”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →