Shqiperia

I dyshuar për vrasjen e babait, ja çfarë vendos Gjykata për Klementin Islamaj

i dyshuar per vrasjen e babait ja cfare vendos gjykata per klementin islamaj
i dyshuar per vrasjen e babait ja cfare vendos gjykata per klementin islamaj

Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë për 41-vjeçarin Klementin Islamaj, i cili dyshohet se ka shtyrë babanë e tij 69-vjeçar, Hyso Islamaj duke i shkaktuar vdekjen, pasi ky i fundit i kishte vrarë më parë nënën, 66 vjeçaren Shano Islamaj.

Në gjendje shumë të rënduar psikologjike, Islamaj ka shpjeguar edhe njëherë para Gjyqtarit Fatmir Ndreu, kronologjinë e ngjarjes duke theksuar se kurrsesi nuk kishte qëllim t’i shkakonte vdekjen të atit, Hysen Islamaj.

“Jam i divorcuar dhe kam tre fëmijë nga dy martesa. Dy prej fëmijëve kishin një muaj që kishin ardhur në shtëpinë tonë. Kur dëgjova zhurmë nga shtëpia, se isha tek kafja, më thanë edhe lagjarë të mi, mendova se u kishte bërë gjë fëmijëve por kur shkova aty pashë që kishte goditur mamanë me sopatë duke i hapur kokën. Pashë trutë e mamasë në tokë. Nuk e di se si u ndjeva në atë moment. Nuk kam dashur ta vras, thjesht e shtyva e u pengua” ka thënë Klementin Islamaj.

Prokurorja e çështjes, Valbona Maja ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, ndërsa avokati Merdan Nora ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi si “garancia pasurore”.

[embedded content]

Në fakt kanë qenë vëllai dhe motra e Klementin Islamajt ata që treguan gatishmëri për të paguar garancinë, në mbështetje të vëllait të tyre. Edhe më herët të pyetur vëllai e motra kanë dëshmuar se babai i tyre tërë jetën ka qenë i dhunshëm me nënën e tyre por edhe me ata vetë. Në fund të seancës Gjyqtari Fatmir Ndreu ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ndërkohë ditën e djeshme është zhvilluar në fshatin Shalës edhe ceremonia mortore e Hysen e Shano Islamaj, 69 dhe 66 vjeç. Trupat fillimisht janë vendosur në banesë e më pas janë përcjellë drejt varrezave nga familjarë dhe miq. Ata nuk janë varrosur bashkë, por në varre të ndara dhe larg njeri tjetrit. Kjo ishte vetë dëshira e fëmijlve. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe vetë Klementin Islamaj, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts