Bota

Krimi në azilin e të moshuarve, ndalohen nga Policia kryeinfermierja dhe infermierja e turnit

krimi ne azilin e te moshuarve ndalohen nga policia kryeinfermierja dhe infermierja e turnit





































Kryeinfermierja dhe infermierja që kanë qenë në punë gjatë kohës kur ka ndodhur krimi në azilin privat në Tiranë, janë ndaluar nga policia.

azili privat vrasje Zyhdi Shehu Virxhil Vesho (1)

Lajmi është konfirmuar nga  gazetari i News24, Igli Çelmeta.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në një nga dhomat e azilit, ku një 78-vjeçar goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës.

Raportohet se autori dhe viktima janë konfliktuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).

78-vjeçari i është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, viktima Virxhil Vesho, ka ndërruar jetë në vendgjarje.

Autori i ngjarjes, i moshuari Zyhdi Shehu, është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts