Shqiperia

U ndalua nga policia pas vrasjes në azil, infermierja e turnit nuk njoftoi policinë pasi pa viktimën, por…

u ndalua nga policia pas vrasjes ne azil infermierja e turnit nuk njoftoi policine pasi pa viktimen por
u ndalua nga policia pas vrasjes ne azil infermierja e turnit nuk njoftoi policine pasi pa viktimen por

Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn në azilin ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, janë ndaluar nga policia.

Raportohet se infermierja e turnit në azilin e pleqëve ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Sipas hetimeve paraprake infermierja pasi ka parë se i moshuari ka ndërruar jetë nuk ka njoftuar policinë, por ka njoftuar morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin dhe nuk ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas në morg është zbuluar se i moshuari ka pasur dëmtime serioze. Në këtë mënyrë është zbuluar se Virxhil Vesho është rrahur me bastun nga Zyhdi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts