Sport

“S’ishte dita e Abakarov”, Yzeiri për Lojërat Olimpike: Pritshmëri të larta për Valiev dhe Dudaev

sishte dita e abakarov yzeiri per lojerat olimpike pritshmeri te larta per valiev dhe dudaev
sishte dita e abakarov yzeiri per lojerat olimpike pritshmeri te larta per valiev dhe dudaev

Shqipëria po përfaqësohet nga 8 sportisë në Lojërat Olimpike të Parisit, por ende nuk kemi marrë medaljen e parë. Mundësi Abakarov u eliminua në fazën çerekfinale, ndërkohë mbeten në lojë edhe dy mundësit e tjerë, Valiev dhe Dudaev. Në një lidhje live nga Parisi foli për News 24 drejtori i mediave në KOKSH, gazetari Elert Yzeiri. Yzeiri u shpreh se sot nuk ishte dita perfekte për Abakarov, ndërsa u shpreh besimplotë për paraqitjet e Valiev e Dudaev.

-Elert, shumë pritëshmëri për Abakarov, fundja është kampion bote, çfarë nuk shkoi, keni biseduar me stafin, me trajnerin Çakmashi?

Abakarov është kampion në vitin 2022. Ndeshja e parë nuk ishte ndeshja më e mirë, arriti të siguronte përmbysjen. Në pjesën e dytë të garës mori kryesimin duke fituar 7-6. Ai nuk ruajti ritmin që kishte ndaj kundërshtarit nga Guinea Bissau. Abakarov u eleminua në çerekfinale por ka ende shpresa. Ishte i ftohtë sot në garim, janë të shokuar te ekipi i mundjes.

-Është e qartë që aty janë mundësit më të mirë të botës, është një tjetër nivel, por humbja në ato shifrat 12-0 na bëri shumë përshtypje, ishin një rezultat shumë zhgënjyes.

Nuk mund të llogaritet në sportin e mundjes 12-0 apo 13-0. U krijua një episod, pati kapje të këmbës së djathtë. U shkëput më pas nga kontakti por ishte shumë vonë për ta kthyer ndeshjen. Rezultati nuk ishte treguesi më i mirë i asaj që pamë.

-Gjithsesi, me sa lexova, ekziston akoma mundësi për të siguruar një medalje të bronztë, nëse mundësi indian shkon në finale, mos gaboj, si funksionon?

Nëse mundësi nga India fiton ndaj atij të Japonisë, kemi mundësi.

-Gjithsesi, janë në garë edhe dy mundësit e tjerë, Valiev dhe Dudaev, Valiev garon nesër mos gaboj, në peshën 74kg, si është forma e tij, çfarë pritshmëri keni?

Pritshmëritë janë të larta, siç kanë qenë për Abakarov. Mundja është sport delikat, sicc është boksi apo xhudo. Sekonda ka shumë rëndësi, duhet kujdes i madh. Abakarov nuk ishte i qetë, nuk u përqëndrua dot.

-Në fakt, Dudaev është edhe mundësi më në formë, është kampion Evrope në fuqi, për më tepër në të njëjtën peshë që garon edhe në Olimpiadë, në peshën 65 kg, a mundet Dudaev të thyej këtë mallkim, si është forma e tij?

Dudaev e ka garën pasnesër, në datën 10. Gara e tij është e vështirë. Unë them se është e vështirë, edhe pse ai është kampion europe. Ai është sportisti më në formë që kemi.

-Elert, këto ditë në Olimpiadë po zhvillohen garat në shtangë, besoj ishte një nga humbjet më të mëdha të sportit shqiptar, fakti që nuk arritëm të dërgonim një peshëngritës në Paris, a ka KOKSH një plan të ri për këtë, një strategji të re?

KOKSH nuk bën sport, por politika sportive. Jep bursa olimpike, krijon mundësira, pjesa tjetër i takon federatave. Ne nuk kemi çuar sportistë të peshëngritjes atje, por kjo punë është me cikle. Peshëngritja ka nevojë që të rritet, për këtë po punohet në maksimum, po punohet edhe nga Federata e xhudos.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts