“U kap me presh në duar”, Këlliçi: Si e demaskuam emërimin e njeriut të inceneratorëve në krye të pasurive të sekuestruara

u kap me presh ne duar kellici si e demaskuam emerimin e njeriut te inceneratoreve ne krye te pasurive te sekuestruara

Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi në një dalje për mediat lëshoi akuza në drejtim të Taulant Ballës.

Ai tha se ky i fundit ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara njeriun e punësuar tek inceneratori i Tiranës dhe i denoncuar në SPAK.

DEKLARATA E DREJTUESIT POLITIK TE TIRANES, BELIND KËLLIÇIT:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme denoncova nga kjo foltore skandalin e radhës për biznesin fitimprurës të inceneratorit fantazmë të Tiranës. Pronari faktik, që siç e dëshmoi dhe vetë ish nr.2 i qeverisë, është Erion Veliaj, u kujdes që administrimi i parave të bëhej nga Ferdinand Tarazhi, njeriu i besuar i prestanomeve të përdorur deri tani. Pasi u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në orën 10:30, Tarazhi do të shkarkohej vetëm pak orë më vonë nga Ministri i Brendshëm, fill pas denoncimit tim. Shkarkim që fillimisht u mohua nga Balla dhe mediat e paguara nga Inceneratori i Tiranës, me në krye portalin e Carlo Bollinos, tashmë të kallëzuar në SPAK për grabitjen e truallit publik në mes të Tiranës. Por çfarë thotë vetë shkresa e bërë publike nga Taulant Balla dje?

[embedded content]

Në ekran të nderuar qytetarë keni këtë shkresë, ku në pikën 4 citohet shprehimisht :

‘Urdhri nr.39, datë 12.02.2024, i Ministrit të Brendshëm ‘Për delegim të kompetencave’ shfuqizohet’.

u kap me presh ne duar kellici si e demaskuam emerimin e njeriut te inceneratoreve ne krye te pasurive te sekuestruara
“U kap me presh në duar”, Këlliçi: Si e demaskuam emërimin e njeriut të inceneratorëve në krye të pasurive të sekuestruara 3

Taulant Balla i kapur me presh në duar, u detyrua të shfuqizojë menjëherë emërimin e të besuarit të bandës së inceneratorëve.

Në fakt që në krye të herës, Taulant Balla e dinte shumë mirë se kë po emëronte. Caktimi i Tarazhit ishte pjesë e skemës gjigante të inceneratorëve. Balla thjesht shpresonte që akti i tij të mos merrej vesh, të kalonte në fshehtësi.

Forca e Opozitës së pakapur kjo është. Të denoncojë skandale si ky, tu tregojë qytetarëve të vërtetën sa herë abuzohet me pushtetin.

Rasti i djeshëm mund te jetë unik në botë se si një ministër, emëron e më pas shkarkon pas vetëm pak orësh një drejtor të rëndësishëm. Njeriu i Mërtirit dhe Erion Veliajt do të vijonte të ushtronte detyrën shtetërore të menaxhimit të inceneratorit, pra do vijonte ta kontrollonte impiantin e miliona eurove, nëse ne nuk do të kishim reaguar në kohë rekord.

Garantojmë qytetarët se Partia Demokratike është e vendosur që të mos ndalet së denoncuari dhe kallzuari të gjithë ata persona që janë të përfshirë në këtë mega aferë dhe jo vetëm.

Ditët në vijim, unë do të publikoj sërish të tjera dokumente për biznesin e dherave dhe pasuri të fshehura në kullat e Tiranës, të cilat SPAK ende nuk i ka sekuestruar.

Momenti ka ardhur që SPAK të mos heshtë më, ndryshe kjo strukturë thjeshtë do të konsiderohet si partnere e grupit të strukturuar kriminal që ka ideuar dhe implementuar aferën korruptive të shekullit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →