Akuza për pastrim parash, kalon për gjykim dosja e biznesmenit Rezart Taçi

akuza per pastrim parash kalon per gjykim dosja e biznesmenit rezart taci
akuza per pastrim parash kalon per gjykim dosja e biznesmenit rezart taci

Kalon për gjykim dosja e biznesmenit Rezart Taçi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ky fakt bëhet i ditur dhe nga organi i akuzës. Taçi akuzohet për pastrim parash.

Kujtojmë se më datë 12 janar SPAK mbylli hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, kunatin e tij dhe disa shtetas italianë. Biznesmeni Taçi dhe kunati i tij, Artur Balla, në në bashkëpunim me shtetasit Bledar Lilo, Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, akuzohen për pastrim parash.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →