Lifestyle

Gjoba deri në 500 euro, ja plazhi i famshëm që ndalon pirjen e duhanit

gjoba deri ne 500 euro ja plazhi i famshem qe ndalon pirjen e duhanit
gjoba deri ne 500 euro ja plazhi i famshem qe ndalon pirjen e duhanit

Bashkia e Caprit ka vendosur masa kufizuese në plazhe, për të gjithë ata qytetarë që pinë duhan. Masat për ndalimin e pirjes së duhanit në plazhet e Caprit, hyri në fuqi këtë të enjte, ndërsa ditët e fundit kryetari i bashkisë, Paolo Falco kishte firmosur urdhëresën përkatëse dhe sot u shfaqën shenjat e para, policia bashkiake abarkoi në terren për zbatimin e dispozitës.

Autoritetet vendore kanë parashikuar për shkelësit, gjoba deri në 500 euro.

Ndalimi i pirjes së duhanit, që ka të bëjë me të gjitha plazhet, shoqërohet me ndalimin e braktisjes së “mbeturinave të tymosjes”, këtë herë në të gjithë territorin e bashkisë.

Një zgjedhje që është e nevojshme, shpjegohet, “për mbrojtjen e dekorit, jetëgjatësisë dhe shëndetit publik”.

Për duhanpirësit do të jetë e mundur të ndezin një cigare në plazh, “vetëm në zona të shënuara posaçërisht”.

Në urdhëresë, kryebashkiaku kujton se “pirja e duhanit rezulton të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe paaftësisë së popullatës, si për të justifikuar nismën e administratave publike, që synojnë dekurajimin e kësaj prirjeje jo të shëndetshme”.

E gjithë kjo “justifikon miratimin e rregulloreve më të rrepta”, edhe në lidhje me “hapësirat e hapura të frekuentuara nga subjekte më vulnerabël, si fëmijët dhe gratë shtatzëna”, siç janë plazhet.

Dhe urdhëresa nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e shëndetit, por edhe me “dekorimin urban dhe natyror”- përveç ndalimit të pirjes së duhanit në plazh, në fakt parashikon edhe hedhjen e vitheve dhe të çdo mbetjeje tjetër të duhanit, “në tokë, në puseta dhe ujë” dhe në të gjithë territorin e komunës

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts