U rrezikua nga flakët, ministri Gonxhja publikon fotot: Asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit nuk është prekur nga zjarri

u rrezikua nga flaket ministri gonxhja publikon fotot asnje prej monumenteve te parkut arkeologjik te finiqit nuk eshte prekur nga zjarri





































Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për situatën e zjarri në Finiq, që vuri në rrezik Parkun Arkeologjik.

454494606_1020151513443726_486819504158981982_n

Goxhnja, përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërdarë dhe foto, bën me dije se asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri.

454567806_1020151390110405_5607451758696101470_n

Reagimi i ministrit Gonxhja:

Nga inspektimi i kryer në Parkun Arkeologjik të Finiqit, më datë 08.08.2024, ora 18:00, mbi situatën e krijuar nga zjarret në banesat pranë Bashkisë Finiq, rezultoi se:

Zjarret kishin filluar në veri-perëndim të Parkut Arkeologjik, pranë rrugës që hyn në territorin e fshatit Finiq, rruga që vjen nga fshati Blerimas.

Në zonën ku ka nisur fillimisht zjarri, ka ullishte të mbjella nga banorët e zonës, si dhe banesa të banorëve. Më pas zjarri u përhap në kodrën e Parkut Arkeologjik të Finiqit, në drejtimin perëndim-lindje.

Më pas, për shkak të erës në atë zonë, drejtimi i zjarrit shkoi në drejtimin veri-lindje, duke përfshirë të gjithë kodrën e Parkut Arkeologjik, në drejtimin verior. Më pas zjarri u përhap edhe në drejtim veri-jug, duke djegur vegjetacionin që rrethon kodrën e Parkut Arkeologjik të Finiqit, si dhe dy krahët e rrugës që të con në drejtim të Parkut, prej depos së ujit e deri tek biletaria.

Megjithatë, sipas inspektimeve të kryera, rezulton se:

Asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri. Kjo për shkak se të gjithë monumentet kanë pasur një perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, falë punës së punonjësve të Parkut Arkeologjik, dhe për këtë fakt, zjarri nuk ka avancuar për të rrezikuar dëmtimin e tyre.

Monumentet e paprekura janë:

1- Zona publike e periudhës romake;

2- Teatri Antik;

3- Banesa me 2 peristile;

4- Termat Romake;

5- Muri fortifikues, ose i quajtur ndryshe “Dafina e Ugolinit”

6- Kisha Mesjetare;

7- Bastioni i madh

8- Bazilika Paleokristiane;

Etj…

Gjithashtu, edhe biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit, nuk është prekur nga zjarret, pasi edhe biletaria ka perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, por gjithashtu, biletaria është e pajisur edhe me mjetet përkatëse, mbrojtëse kundra zjarrit.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në mosdepërtimin e zjarreve në monumentet e Parkut Arkeologjik, janë edhe itineraret brenda Parkut, ku në asnjë prej tyre, nuk ka prezencë vegjetacioni, që të ndihmonte në depërtimin e zjarrit!

Aktualisht, nuk ka asnjë vatër zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit, në monumentet e vizitueshme të këtij Parku, pasi është bërë e mundur shuarja e tij nëpërmjet ndërhyrjes nga ajri me helikopter, nga toka me zjarrëfikëse, ku kanë qënë në ndihmë edhe punonjësit e Sektorit Sarandë (në varësi të DRTK Vlorë) dhe të Parkut Arkeologjik të Finiqit.

E vetmja vatër aktive, është në skajin më verior të Parkut Arkeologjik, nën kodër, pranë fshatrave Blerimas dhe Buronjë, ku në këtë të zonë nuk ka asnjë prezencë monumenti të njohur deri më sot, si dhe ku po ndërhyet nga ajri me helikopter dhe nga toka me zjarrfikëse, për shuarjen e tij.

454404716_1020155893443288_2236701107839598455_n 451285125_1020155883443289_6370760687540126233_n 454378856_1020155910109953_3952381039723121491_n 454567806_1020151390110405_5607451758696101470_n 454608740_1020151343443743_7773450192672576305_n 454633099_1020151370110407_2425787104565006198_n 454494606_1020151513443726_486819504158981982_n 454656016_1020151326777078_8753999314598852627_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →