Akuzohen se fshehën ngjarjen, policia informacion për arrestimin e dy infermiereve të azilit në Tiranë: Ja akuzat

akuzohen se fshehen ngjarjen policia informacion per arrestimin e dy infermiereve te azilit ne tirane ja akuzat
akuzohen se fshehen ngjarjen policia informacion per arrestimin e dy infermiereve te azilit ne tirane ja akuzat

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth arrestimit të dy infermiereve në azilin e pleqve, ku një i moshuar vrau shokun e dhomës. Bëhet fjalë për shtetaset Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, të cilat akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas hetimeve paraprake, infermieret pasi kanë parë se i moshuari ka ndërruar jetë nuk kanë njoftuar policinë, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin dhe nuk kanë treguar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas në morg është zbuluar se i moshuari ka pasur dëmtime serioze. Në këtë mënyrë është zbuluar se Virxhil Vesho është rrahur me bastun nga Zyhdi Shehu.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Materialet i kaluan Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →