Bota

Tentoi të dilte me rreth 20 mijë euro të padeklaruara nga Shqipëria, procedohet 38-vjeçari

tentoi te dilte me rreth 20 mije euro te padeklaruara nga shqiperia procedohet 38 vjecari





































Një 38-vjeçar është proceduar penalisht në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me  19,250 euro të padeklaruara.

454609944_888793319952681_3463942840701559853_n

Autoritetet kanë sekuestruar paratë, ndërsa 38-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts