Infermieret e mbështollën trupin e pajetë me çarçaf dhe.. Si u tentua të fshihej vrasja e të moshuarit nga historiani në dhomën e azilit! Dëshmia e dy të arrestuarave: Menduam se ishte rrëzuar

infermieret e mbeshtollen trupin e pajete me carcaf dhe si u tentua te fshihej vrasja e te moshuarit nga historiani ne dhomen e azilit deshmia e dy te arrestuarave menduam se ishte rrezuar





































NIKOLETA KOVAÇI/ Tjetër krim horror ka ndodhur në vendin tonë, ndërkohë që kësaj herë vendngjarje është një azil pleqsh.

Zyhdi Shehi (Majtas) & Virxhil Vesho (Djathtas)
Zyhdi Shehi (Majtas) & Virxhil Vesho (Djathtas)

Dy të moshuar, që ndanin dhomën bashkë prej rreth një viti janë zënë orëve të para të mëngjesit të djeshëm (8 Gusht), kur për fatin e keq të tyre, aty nuk është ndodhur askush të ndërhynte. Për pasojë një nga të moshuarit,  ka marrë bastunin e hekurit dhe ka goditur mbi të shokun e dhomës që gjendej në krevat, i cili nga plagët e shumta ka humbur jetën.

Sipas policisë që iu ka referuar autopsisë së viktimës, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të së djeshmes, ndërkohë që ngjarja bëhet edhe më e rëndë në momentin kur dy përgjegjëset e stafit mjekësor që kishin për t’u kujdesur për të moshuarit kanë tentuar të fshehin krimin.

Dyshohet se dy punonjëset, pasi kanë pastruar gjakun në dhomë kanë telefonuar agjencinë funerale, para se sa të telefonin policinë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit. Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, raportuan uniformat blu.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, mësohet se autori ka probleme me demencën, pasi nuk është bërë e mundur t’i merret një dëshmi konkrete në lidhje me atë çfarë i ka bërë viktima, ndërsa mësohet se autori bashkë me bashkëshorten e tij gjenden në atë azil prej më shumë se një viti. Do të jenë dëshmitë e stafit dhe të pjesëtarëve të tjerë të azili që do të hedhin dritë mbi gjithë konfliktin mes dy të moshuarve, nëse vërtet ka pasur konflikt.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Referuar të dhënave të policisë, bëhet me dije se autor është një 78-vjeçar, i identifikuar si Zyhdi Shehi, i cili ka goditur në orët e para të mëngjesit disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 në shtëpinë e kujdesit “Ruaje moshën” dhe bëri me dije se viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka vdekur në vend pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës. Paraprakisht mësohet se debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun se i kishte zënë krevatin.

Versioni tjetër i autorit ishte se përdori një shkop hekuri duke e qëlluar shokun e tij të dhomës, pasi ai e bullizonte herë pas here, gjë që në fakt nuk është pranuar nga pjesa tjetër e azilantëve. Të dy të moshuarit, sipas përfaqësuesve të azilit privat, vuanin nga probleme shëndetësore, por ende nuk dihet se cila ka qenë shkalla e dëmtimit për shkak të kësaj sëmundjeje. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, në rrugën “Ali Visha”, në “Ali Demi” dhe ka nisur hetimet, duke këqyrur skenën e krimit, marrë në pyetje autorin e arrestuar dhe mbledhur dëshmitë apo pamjet e kamerave të sigurisë.

Ndërkohë sektori për Hetimin e krimeve ka arrestuar dy infermiere të azilit. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë, por kanë marrë në telefon agjencinë funerale. Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit. Policia në një reagim të shpejtë, pasi mësoi ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në azil bëri me dije se, “krimi ndodhi orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta. I dyshuari ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, – sqaroi policia. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria, teksa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë. Oficerët po marrin në pyetje 78-vjeçarin Shehi, për të zbuluar motivin konkret që e shtyu të godiste shokun e dhomës për vdekje.

“FSHEHJA” E KRIMIT

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë ndaluar nga policia e Tiranës pasi ata dyshohet se tentuan të fshihnin ngjarjen e rëndë. Policia e Tiranës saktësoi se dy infermiere të azilit privat në Tiranë, ku Zyhdi Shehi, 78 vjeç, vrau me bastun shokun e dhomës Virxhil Vesho 82 vjeç, janë ndaluar. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë, por kanë marrë në telefon agjenci funerale. Pasi e kanë gjetur trupin e pajetë, dy infermieret e kanë mbështjellë me çarçaf dhe e kanë dërguar në agjencinë funerale. Por kur këto të fundit kanë konstatuar gjak dhe goditje, kanë kërkuar që trupi i viktimës të rikthehet në vendngjarje.

Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co