Ushtria e Ukrainës ka thënë se ka goditur një bazë ajrore brenda Rusisë, duke shkatëruar depot me bomba brenda.
Ushtria ka njoftuar për një shpërthim të madh në bazën ajrore në rajonin Lipetsk.
Autoritetet rajonale të Lipetskut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme duke konfirmuar shpërthimet në një “objekt të infrastrukturës energjetike”, raportoi BBC. Banorët e katër fshatrave përreth janë evakuuar.
Kjo vjen pas ofensivës së ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Kurskut, ku po ashtu është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Raportohet se trupat ukrainase po operojnë rreth 10 kilometra brenda territorit rus – avancimi më i thellë i Kievit që kur Moska nisi luftën në shkurt 2022 në Ukrainë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co