Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi ka uruar për kontributin e tij në detyrën e mëparshme, Taulant Ballën. Përmes një letre, ministri italian vlerësoi punën e Ballës kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.
“Me shpresën se rrugët tona do të kryqëzohen përsëri në të ardhmen, ju përcjell urimet më të mira për detyrën tuaj të re dhe për projektet tuaja të ardhshme.”, shkruan Piantedosi.
LETRA
I nderuar koleg,
Me rastin e ndërrimit Tuaj në krye të Ministrisë së Brendshme, dëshiroj t’ju përshëndes duke ju shprehur mirënjohjen time më të sinqertë për bashkëpunimin konstruktiv që kemi zhvilluar midis dy dikastereve tona, i cili ka sjellë arritjen e objektivave të rëndësishme: një mbi të gjitha, nënshkrimin e Protokollit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.
Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të ndaj me Ju vizione dhe strategji mbi sfidat kryesore që paraqet konteksti aktual ndërkombëtar.
Me shpresën se rrugët tona do të kryqëzohen përsëri në të ardhmen, ju përcjell urimet më të mira për detyrën tuaj të re dhe për projektet tuaja të ardhshme.
Një përqafim i përzemërt,
Matteo Piantedosi
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co