Bota Kosova

Mbërriti në Kosovë mëngjesin e sotëm, konfirmohet: Trupi i pajetë është i Faton Hajrizit

mberriti ne kosove mengjesin e sotem konfirmohet trupi i pajete eshte i faton hajrizit





































Këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi.

 34444
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=217&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fzyrtare trupi i pajete ne iml eshte i faton hajrizit%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=196&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fzyrtare trupi i pajete ne iml eshte i faton hajrizit%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë, i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi.

Thaqi ka thënë se sipas konsultimeve në institut është formuar edhe një komision treanëtaresh për kryerjen e autopsisë, i përbërë nga ekspertët mjekoligjorë.

Ai ka thënë se pas autopsisë trupi do t’u dorëzohet familjarëve.

“Realisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision treantarësh prej ekspertëve mjekoligjorë, që do të kryejnë autopsinë që do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve. Raporti i autopsisë varet, trupi i pajetë pas autopsisë do t’u dorëzohet familjarëve”, ka thënë ai

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts