PARIS 2024/ Edhe Valiev mundet në çerekfinale, tani mundësi i Shqipërisë bën tifo për një uzbek

paris 2024 edhe valiev mundet ne cerekfinale tani mundesi i shqiperise ben tifo per nje uzbek





































Çermen Valiev nuk ia ka dalë të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024. Mundësi rus i cili përfaqëson Shqipërinë, është mposhtur në çerekfinale nga sportisti nga Uzbekistani, Jazambek Jamalov.  

valiev

Valiev kaloi shpejt në avantazh duke marrë dy pikë. Por pastaj uzbeku ktheu situatën në favorin e tij me tre pikë, duke çuar rezultatin në 3-2. Valiev barazoi rezultatin në fillimin e setit të dytë ku vuri në vështirësi mundësin uzbek. Si pasojë erdhën edhe dy pikë të tjera falë nëj kapje që i dhanë një avantazh 5-3.

Por Valiev nuk ia doli të administronte këtë rezultat dhe kundërshtari mori tre pikë radhazi, duke e mundur 6-5 për të kaluar në gjysmëfinale. Tani edhe fati i Vaiiev varet nga ai i mundësit uzbek, i cili nëse shkon në finale, do të çonte mundësin që përfaqëson Shqipërinë në ndeshjet për medaljen e bronztë.

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co