David De Gea i ka dhënë fund vitit të tij pushim dhe po bëhet gati të kthehet në portë. Gardiani i njohur spanjoll, ka udhëtuar sot drejt Italisë për të firmosur me klubin e tij të ri.
Ai ka gjetur një akord me Fiorentinën, për t’u bërë pjesë e skuadrës së njohur italiane dhe sot ka mburritur në Firence. Pritet që De Gea të kryejë vizitat mjekësore për të parë gjendjen e tij pas një viti pushim dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me Fiorentinën.
Spanjolli, i pritur nga dhjetëra tifozë në aeroport, pritet të firmosë për një vit me Fiorentinën, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes edhe një tjetër edicion. Kjo firmë afron largimin e portierit Terraçiano nga ky klub, pasi ai do t’i bëjë vend në formacionin titullar portierit të njohur spanjoll i cili deri një vit më parë ishte pjesë e Mançester Junajtid.
#Fiorentina, ecco @D_DeGea: il nuovo portiere è appena atterrato in città pic.twitter.com/2OVdDSZgHd
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) August 9, 2024
;
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co