Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, foli për mediat zyrtare të UEFA-s diçka më pak se një javë para se kampionët e Europës të luajnë finalen e Superkupës së Europës kundër Atalantës.
Një ndeshje në të cilën Reali mund të bëhet skuadra e parë që e fiton këtë trofe gjashtë herë. “Ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi rekordeve. Natyrisht, me skuadrën që kemi, e cila përfshin shumë të rinj të etur për të fituar tituj dhe trofe të rinj, jam i sigurt se do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha portieri belg në të cilin foli edhe për dëmtimin që pati pësuar sezonin e kaluar dhe si është të punosh me Karlo Ançelotin si trajner.
Dëmtimi – “Unë jam një pacient i mirë. Edhe kur jam i dëmtuar shoh vetëm përpara, duke punuar gjithmonë për t’u rikthyer edhe më i fortë. Nuk jam nga ata që kthejnë kokën pas, duke menduar se duhej të kisha bërë këtë gjë apo atë tjetrën. Mbaj mend që i thashë një shoku kur u ktheva në shtëpi pasi u dëmtova. Do të kthehem në kohë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai tha se jam i çmendur, por…”.
SUPERKUPA KUNDËR ATALANTËS – “Lojtarët na janë bashkuar pjesë-pjesë deri në fund të turneut në SHBA. Por ata e dinë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Realit. Ne do të përpiqemi të jemi të përgatitur. Ne do të jemi gati. Atalanta është një ekip i mirë. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne duam trofeun. Është një finale për t’u fituar”.
ANÇELOTI – “Mbi të gjitha, ai është një njeri i madh, një karakter i madh dhe një trajner i madh. Ai vendos ekuilibrin e duhur midis dhënies së lirisë dhe na tregon taktikat që dëshiron”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co