Shqiperia

Lufta në Gaza, ministri Hasani: Shqipëria mirëpret deklaratën e SHBA, Egjiptit e Katarit për t’i dhënë fund vuajtjeve të njerëzve

lufta ne gaza ministri hasani shqiperia mirepret deklaraten e shba egjiptit e katarit per ti dhene fund vuajtjeve te njerezve
lufta ne gaza ministri hasani shqiperia mirepret deklaraten e shba egjiptit e katarit per ti dhene fund vuajtjeve te njerezve

Ministri i Jashtëm Igli Hasani është shprehur se Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të SHBA, Egjiptit e Katarit për një armëpushim në Gaza.

Hasani theksoi se Shqipëria po ashtu mbështet nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme.

Reagimi i plotë:

Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit dhe vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre vendeve, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre.

Ne mbështesim nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts