Temperatura deri në 40 gradë, rrymat ajrore afrikane “ndezin” Shqipërinë

temperatura deri ne 40 grade rrymat ajrore afrikane ndezin shqiperine

Temperatura deri në 40 gradë celcius në të paktën 3 qarqe të vendit: Elbasan, Berat e Gjirokastër. Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndërsa vendi është nën ndikimin e Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me orgjinë nga veriu i Afrikës.

Parashikimi nga SHMU

Për fundjavën: vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

454471568 1213872106307123 1928487361734313869 N
454471568 1213872106307123 1928487361734313869 N
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →