Medalje e artë për Algjerinë, Khelif shkruan historinë, triumfon në finalen e boksit

medalje e arte per algjerine khelif shkruan historine triumfon ne finalen e boksit
medalje e arte per algjerine khelif shkruan historine triumfon ne finalen e boksit

Boksierja algjeriane Imane Khelif “rrëmben” medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Khelif mundi Yang Liu të Kinës, në një sfidë mjaft të bukur.  Një sukses i jashtëzakonshëm për Khelif, në fakt një rekord pasi u shndërrua në boksieren e parë algjeriane që fiton një medalje dhe atë të artë.

25-vjeçarja dominoi ndeshjen dhe u shpall fituese me një vendim unanim nga gjyqtarët në stadiumin Rolland-Garros në kryeqytetin francez të premten mbrëma.

Yang filloi raundin e parë fuqishëm dhe vendosi në vështirësi kundërshtaren, por  vetëm kaq. Khelif u kundërpërgjigj me një goditje të fortë për të bërë të veten kështu raundin e parë.

Raundi i dytë nuk ishte aspak pengesë për algjerianen, që fitoi me lehtësi. Në raundin e tretë, Yang dukej se kishte humbur fuqinë për të sulmuar, duke pranuar kështu superioritetin e rivales dhe duke u dorëzuar përfundimisht.

Algjerianja, për të cilën u diskutua shumë sa i takon gjinisë së saj, pati mbështetje të jashtëzakonshme nga mbështetësit që kishin zgjedhur ta shikojnë nga afër përballjen.

“Ishte ëndrra ime të fitoja këtë medalje dhe jam shumë e lumtur sot” – tha Khelif për BBC.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co