Një tjetër incident trondit Lojërat Olimpike 2024. Një mundësi egjiptian, i cili u eliminua së fundmi në raundin e 16-të u arrestua në orën 4:30 të mëngjesit të së premtes. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta franceze Le Parisien .
Ngjarja ka ndodhur në Café OZ, një bar i njohur trendi në Paris. Sipas policisë, sportisti mësohet se ka prekur një femër në mënyrë të papërshtatshme.
Zyra e prokurorit publik të Parisit hapi më pas një hetim për sulm seksual. Mundësi, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, u tha se ishte “plotësisht i dehur” në momentin e arrestimit. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co