Matthijs De Ligt po hetohet nga policia gjermane.
Sipas së përditshmes Bild, qendërmbrojtësi u përfshi në një aksident, ku dyshohet se lojtari goditi një makinë pranë klubit të Bayernit dhe vazhdoi rrugën, pa u ndalur në vendngjarje.
Sipas të njëjtit burim, në aksident ka qenë një dëshmitar i cili ka njoftuar policinë. Duhet theksuar se De Ligt është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjeti tjetër është dashur të tërhiqet nga rruga.
Fakti që De Ligt u largua nga vendi i ngjarjes mund të komplikojë situatën për holandezin. Futbollisti mund të dënohet deri në tre vjet burg. Megjithatë, dënimi më i zakonshëm në këto lloj rastesh është gjoba e majme.
Deri më tani, as De Ligt dhe as Bayern nuk kanë komentuar për këtë çështje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co