Të shtënat me armë gjatë një feste në Kosovë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Morina” në Prizren, ku gjatë një feste familjare pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe të njëjtit i është sekuestruar arma ilegale.
Personi i arrestuar është Sefer Brando, rreth 39-vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas marrjes në pyetje është ndaluar me afat 48 orësh.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ndaj tij dhe brenda afatit ligjor do të dorëzohet kallëzimi penal.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co