Qëlloi me automatik në drejtim të banesës së krushkut, arrestohet 63-vjeçari! Pas konflikteve me vjehrrin e djalit të tij, autori… Si ndodhi ngjarja

qelloi me automatik ne drejtim te baneses se krushkut arrestohet 63 vjecari pas konflikteve me vjehrrin e djalit te tij autori si ndodhi ngjarja





































Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me automatik në drejtim të banesës së krushkut në fshatin Karavasta e Re të Divjakës.

automatik

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme familjare të 63-vjeçarit me vjehrrin e djalit të tij.

Ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit duke kanosur atë e familjarët.

Pas kontrollit të banesës së 63-vjeçarit me iniciale P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Fier/Qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.a

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co