Bota

Ukraina vazhdon të pushtojë territoret ruse, sulmon 300 km në brendësi të tokës armike/ Moska pranon vështirësitë në front: Po luftojmë prej 5 ditësh në Kursk

ukraina vazhdon te pushtoje territoret ruse sulmon 300 km ne brendesi te tokes armike moska pranon veshtiresite ne front po luftojme prej 5 ditesh ne kursk
ukraina vazhdon te pushtoje territoret ruse sulmon 300 km ne brendesi te tokes armike moska pranon veshtiresite ne front po luftojme prej 5 ditesh ne kursk

E gjithë vëmendja ditët e fundit ka qenë te luftimet që po zhvillohen brenda territorit të Rusisë mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. Ofensiva e befasishme e Ukrainës vazhdon në rajonin rus të Kursk që nga e marta e kaluar. Blogerët ushtarakë rusë raportojnë nga terreni përleshje me forcat e Kievit.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi sot një tjetër video për të treguar praninë e shtuar të forcave të saj në rajon, me tanke që zënë pozicione luftarake. Ministria njoftoi gjithashtu se kishte zmbrapsur sulmet me dronë. “Për momentin situata është e stabilizuar”, shkruan blogeri ushtarak Alexander Kharchenko në Telegram , duke folur për përparimin e njësive ruse.

“Sudzha reziston, komandot po bëjnë çdo përpjekje për të pastruar qytetin nga armiku”, shton ai, duke iu referuar qytetit pranë kufirit me Ukrainën. “Nëse armiku nuk vendos një numër të konsiderueshëm forcash në mënyrë të papritur, mund të themi se kulmi i krizës ka kaluar,” përfundon Kharchenko.

Por asaj që Rusia i druhet më tepër ka të bëjë me termocentralin bërthamor në këtë rajon. “Veprimet e forcave të armatosura në rajonin rus të Kurskut përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për termocentralin bërthamor në rajon”, tha presidenti i agjencisë atomike ruse Rosatom, Alexey Likhachev gjatë një bisede me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.

Nga ana tjetër, forcat ukrainase kanë marrë në kontroll gazsjellësin në Kursk i cili transporton gjysmën e gazit natyror rus që vazhdon të eksportohet ende në Europë.

Gjithshtu, Kievi ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe në një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin Lipetsk, 300 km në brendësi të territorit.

Për shkak të situatës kritike të krijuar ditët e fundit, Moska shpalli “regjim të posaçëm kundër terrorizmit” në tre rajone: Belgorod, Kursk dhe Bryansk. Ndërsa më herët u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts