Lifestyle

Përleshje brutale me truprojën e tij/ Zbardhen detaje nga arrestimi i Travis Scott

perleshje brutale me truprojen e tij zbardhen detaje nga arrestimi i travis scott
perleshje brutale me truprojen e tij zbardhen detaje nga arrestimi i travis scott

Në Paris nuk është vetëm sporti protagonist këto kohë. Teksa sytë e mbarë botës janë kthyer nga Lojërat Olimpike, në kryeqytetin francez ka përfunduar në pranga një nga reperët më të njohur.

Policia franceze ka arrestuar Travis Scott, pas një incident mjaft të bujshëm ku këngëtari është përfshirë. Ai u arrestua në hotelin luksoz ku po qëndronte, pasi ishte përleshur dhunshëm me një nga truprojat e tij.

Sipas TMZ, Travis Scott është acaruar pasi sipas tij truproja nuk po e bënte mirë punën për të cilën e paguante, sepse këngëtari ishte ngacmuar prej disa ditësh nga paparacët dhe nga fansat në rrugët e Parisit.

Për të shuar sherrin është dashur të ndërhyjnë punonjësit e sigurisë së hotelit, të cilët po ashtu i sulmoi këngëtari. Scott u arrestua nga policia franceze dhe paparacët nxituan të filmonin skenën kur ai futet në automjetin e forcave të rendit.

Para se të dërgohej në komisariat, këngëtari është transportuar për në spital për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar pasi ishte goditur me një vazo gjatë përleshjes me bodigardin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts