Bota

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën turistit italian, arrestohet 20-vjeçari!

tentoi ti vidhte nen kercenimin e thikes canten turistit italian arrestohet 20 vjecari





































Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i  cili nën kërcënimin e thikës tentoi t’i vidhte çantën një turisti italian.

arrestim

Sipas uniformave blu, i riu duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte pasi ai kishte arritur të largohej.

“Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali”, raporton policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është e angazhuar maksimalisht për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe turistët e huaj gjatë këtij sezoni turistik dhe i fton ata që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts