Shqiperia

Tentoi t’i vidhte çantën një turisti italian nën kërcënimin e thikës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

tentoi ti vidhte canten nje turisti italian nen kercenimin e thikes arrestohet 20 vjecari ne durres
tentoi ti vidhte canten nje turisti italian nen kercenimin e thikes arrestohet 20 vjecari ne durres

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian.

Policia thotë se në bazë të hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. D., 20 vjeç, është banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.

Në komunikatë thuhet se i riu duke përfituar nga errësira në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.

[embedded content]

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është e angazhuar maksimalisht për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe turistët e huaj gjatë këtij sezoni turistik dhe i fton ata që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts