Në Angli nuk kanë dyshime, e ardhmja e Armando Brojës do të jetë larg Çelsit. Klubi anglez, Çelsi thuhet se ka përjashtuar nga skuadra e parë tre yje të njohur, ku në mes tyre është edhe sulmuesi shqiptar.
Drejtuesit londinezë kanë përdorur tashmë ‘dorën e hekurt’ për disa nga lojtarët që nuk po gjejnë skuadra të reja këtë verë.
Sipas “The Telegraph”, Trevoh Çalobah, Armando Broja dhe Romelu Lukaku janë larguar nga ekipi i parë dhe janë dërguar për t’u stërvitur me ekipin U-21.
Sulmuesi shqiptar duhet të gjejë një ekip të ri, teksa interesimet nuk kanë munguar. Mesa duket Çelsi, dëshiron ta shesë me çdo kusht Brojën, për t’i bërë vend afrimeve të reja dhe mbetet të shihet ku do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co