Bota

Tragjedia me 62 viktima në Brazil, nis largimi i trupave prej avionit të rrëzuar

tragjedia me 62 viktima ne brazil nis largimi i trupave prej avionit te rrezuar





































Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve të vdekur prej një aeroplani të rrëzuar të premten në Sao Paolo.

aeeee

Për pasojë, të 62 personat në bord kanë mbetur të vdekur.

Guvernatori i San Paolos, ka thënë se trupat e të paktën 21 personave janë nxjerrë, dhe të gjithë janë dërguar në morgun policor.

Kompania rajonale e fluturimeve, Voepass, ka thënë se në aeroplan kanë qenë 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, mirëpo të shtunën kompania ka thënë se shifra totale e viktimave është 62.

Pozicioni i trupave të vdekur, karakteristikat fizike, dokumentet, dhe të gjitha gjërat tjera, sikurse telefonat, janë duke u përdorur për identifikim, ka thënë zjarrfikësi, Maycon Cristo, në zonën e incidentit.

Familjarët e vikamave janë nisur për në Sao Paolo për të ndihmuar në identifikim.

Aeroplani ishte nisur prej Kaskavelit për në San Paolo, dhe është rrëzuar në qytezën Vinhedo, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sao Paolos.

Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.

ATR ka thënë të premten për agjencinë e lajmeve Reuters se, specialistët janë “tërësisht të angazhuar” në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts