Shqiperia

Zhvillohet edicioni i parë i ” Përrenjasi Fest -Folk “, vitin tjetër ky event synohet të kthehet në Festival të përmasave Kombëtare

zhvillohet edicioni i pare i perrenjasi fest folk vitin tjeter ky event synohet te kthehet ne festival te permasave kombetare
zhvillohet edicioni i pare i perrenjasi fest folk vitin tjeter ky event synohet te kthehet ne festival te permasave kombetare

Ka qenë një fundjavë e jashtëzakonshme artistike ajo që lamë pas për banorët e Bashkisë Prrenjas.Në sheshin qëndror të këtij qyteti është zhvilluar edicioni i parë i eventit lokal më të madh folklorik  të mbajtur ndonjëherë i titulluar ” Prrenjasi ,Fest -Folk”.Në këtë event morën pjesë dhjetra artistë e instrumentistë të njohur të zonës të cilët  kanë arritur suksese të shumta në festivalet e zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit tonë ku janë nderuar edhe me çmime si fitues .Pjesmarrës ishin edhe të ftuar specialë nga qytetet e tjera si edhe artistë nga zona që aktualisht jetojnë jashtë .Edicioni i parë i “Prrenjasi ,Fest-Folk” krahas vlerave , lokale , rajonale e kombëtare  folklorike  synon që duke e kthyer në një traditë të përvitshme këtë event synon të ruajë e promovojë  më së miri vlerat e traditës, folklorit dhe etnografisë shqiptare.Bashkia e Prrenjasit  me këtë event tregoi  përpjekjet e para serioze të pushtetit vendor për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë folklorike  të zonës së saj me tradita dhe mjaft të pasur në këtë aspekt e cila duhet të merret si shembull frymëzimi nga të gjitha bashkitë dhe sidomos nga Ministria e Kulturës .Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë Prrenjas,Nuri Belba garantoi mbështetjen maksimale të pushtetit vendor për kthimin në traditë të këtij eventi. Kjo trevë e meriton organizimin e një festivali folklorik pasi është plot thesare në këtë fushë  dhe çdo Gusht në Prrenjas do ” gjëmojë” daullja dhe do kumbojnë këngët e vallet shqiptare.Ndërkohë sipas Koreografit , Valter Hana ,Bashkia  e Prrenjasit  dhe e gjithë treva është një nga më të pasurat  me folklor,tradita, rituale,trashëgimi  kulturore.Prrenjasi  si  trevë  e trashëgimisë kulturore  e folklorike duhet të mbrohet dhe të promovohet në të gjitha mënyrat për vlerat e shumta që ka në këtë aspekt.

Sipas koreografik Hana eventi “Prrenjasi, Fest -Folk ” do të jetë promovues dhe zhvillues  i Trashëgimisë Kulturore dhe potencialeve qe ka kjo zonë  .Edicioni i parë i këtij Festivali ishte promovues valleve e këngëve të kësaj treve  të cilat janë një thesar i folklorit shqiptar.Ky edicion ishte festival gjitheperfshires në trevën tonë me artistë të zonës por vitin tjetër do e kthejmë në një festival më te zgjeruar ku do kemi grupe dhe ansamble nga e gjithë Shqiperia .Bashkia Prrenjas synon që gjatë zhvillimit të edicionit të dytë të këtij festivali të  organizohet edhe Panair Etnografik ku të gjithë artizanët që do të marrin pjesë  të promovohen por edhe të sigurojnë  të ardhura nga

Festivali do të mbahet gjatë muajit Gusht të vitit 2025 .Është gjykuar që ky event folklorik të mbahet në këtë periudhë për arsye se dhe një pjese e emigranteve që vijnë për pushime në vend lindje të kenë mundësinë të prekin nga afër atmosferën e tij

Ky festival duke filluar nga edicioni i rradhës do të ketë karakter konkurues dhe fituesit do të nderohen me çmime ndërsa pjesmarrësit me çertifikata mirënjohje.

Pjesë e festivalit në të ardhmen synojmë që të bëhen edhe mjaft nga artistët e mirënjohur zonës së Prrenjasit , të cilë janë këngëtarë ,piktorë,muzikantë etj.Ky Festival ka si qëllim ruajtjen me fanatizëm e trashëgimisë kulturore e folklorike por edhe të motivojë moshat e reja për të marrë pjesë në të tilla evente me karakter foklorik për të mbajtur gjallë dhe ta pasirojmë  traditën duke zbuluar talente dhe të kemi sa më shumë interpretime folklorike . Evente të tilla folklorike kanë impak pozitiv në komunitet dhe  ndikojnë në edukimin e tij me vlerat e folklorit e kulturës sonë kombëtare si edhe nxisin artistët  konkurues për të kontribuar për të ardhmen e këtij zhanri.Edicioni i parë i “Prrenjasi, Fest-Folk” i ndjekur nga të paktën 10 mijë qytetarë tregoi qartë se sa shumë e do folklorin komuniteti i bashkisë së Prrenjasit , zonë e cila  shquhet për llojshmëritë e pasurive folklorike e që mbi të gjitha identifikohet me “Vallen e Rrajcës ” një nga perlat e folklorit koreografik. Në Prrenjas tashmë besojnë shumë që folklorit në të ardhmen do i jepet rëndësia e merituar.Një grup i madh artistësh të kësaj treve po kanë dhënë dhe do japin kontributin e tyre për ti dhënë dimensione të tjera kësaj pasurie folklorike. Mes tyre spikasin këngëtarët valltarët e Qendrës Kulturore Prrenjas, instrumentistët Bashkim

Turtulli e Çelnik Cani, këngëtarët , Ilir Turtulli, Lorenc Balla , Tani Bogdani , Klanirentisti Denis Bogdani e Elton Turtulli, Kompozitori dhe Organisti Olsi Laçka .Ndërkohë një mirënjohje e jashtëzakonshme për risinë e sjellë gjatë kësaj vere në jetën kukturore e artistike në Prrenjas komuniteti i ka shprehur Ardit Facja i cili së bashku me dhjetra të rinj e të reja kontribuan në organizimin e shkëlqyer të edicionit të parë të “Prrenjasi , Fest-Folk”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts