Bota

Tension në hapësirën ajrore të NATO-s, Gjermania ngre avionët për “të kapur” spiunin rus

tension ne hapesiren ajrore te nato s gjermania ngre avionet per te kapur spiunin rus
tension ne hapesiren ajrore te nato s gjermania ngre avionet per te kapur spiunin rus

Këtë të shtunë ka pasur tension në qiell, në hapësirën ajrore të NATO-s, e cila është shkelur nga një avion spiun rus i llojit IL-20M.

Ishte komanda e Forcave Ajrore gjermane, e cila njoftoi se avionët luftarak të Berlini përgjuan pranë ishullit Rugen, në detin Baltik, dhe e shoqëruan avionin rus jashtë hapësirës ajrore të NATO-s.

“Pilotët gjermanë e nisën misionin e tyre nga baza në Lage (Rostock), me mbështetjen e Forcave Ajrore Suedeze dhe shërbimit të kontrollit të trafikut ajror të NATO-s në Balltik. Ata shoqëruan avionin rus jashtë hapësirës ajrore të NATO-s”, njoftoi komanda e Forcave Ajrore Gjermane në platformën ‘X’.

Ndërkohë BILD raporton se avioni zbulues rus fluturoi pa plan fluturimi dhe pa kontakt me kontrollin civil të trafikut ajror, ndaj çështja krijoi një lloj precedenti të rrezikshëm.

“Raportet për fluturime të padeklaruara të avionëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik janë shfaqur kohët e fundit pothuajse çdo javë”, deklaroi një zëdhënës i Forcave Ajrore gjermane.

Sipas tij, në shumicën e rasteve fluturime të tilla nuk hetohen me përjashtim të rasteve të sjelljeve të dyshimta apo kthimit të shpejtë në hapësirën ajrore ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts