Jeta e Roza Latit si vajzë single, fotot nga paparazzi të moderatores në Tiranë! Pas ndarjes nga partneri dhe abortit të fëmijës, ende s’e ka gjetur dashurinë

jeta e roza latit si vajze single fotot nga paparazzi te moderatores ne tirane pas ndarjes nga partneri dhe abortit te femijes ende se ka gjetur dashurine





































Që pas përfundimit të “Big Brother”, Roza Lati ka shijuar kohën e lirë. Moderatorja, menjëherë nisi pushimet e saj dhe duhet thënë se kjo verë për të do të jetë e gjatë. Prej disa kohësh i mungonte ekranit, ndaj edhe për të eksperienca e “Big Brother” ishte një mundësi rikthimi. Ditët e angazhimit të saj tashmë kanë përfunduar dhe jo pak habi na bëri teksa e pamë në zemër të Tiranës.

roza lati7

Moderatorja, e cila në rrjetet sociale e shohim thuajse gjithnjë në plazh, këtë herë ka gjetur kohë për një ditë në Tiranë, ku mesa duket ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, provokuese dhe të veshur me veshje ekstravagante, Roza di sesi të ruajë sensualitetin e saj edhe kur vishet serioze.

roza lati1

Me një fustan të zi, deri poshtë gjunjëve, ajo dukej super në formë. Në ato pak hapa që ka qenë duke bërë në zonën e ish-Bllokut, moderatorja nuk e ka hequr nga dora telefonin, ku me siguri një telefonatë e rëndësishme i ka marrë të gjithë vëmendjen e saj. Qëkur ishte në “Big Brother”, prezantuesja fliste se i mungonte një dashuri e madhe në jetën e saj, pasi prej disa kohësh është single.

roza lati

Me gjasa, as këtë verë, ajo ende nuk e ka gjetur atë çfarë po kërkon, ose ndryshe nuk do të shfaqej e vetme në Tiranë, por e shoqëruar. E duke njohur tipin e saj të drejtpërdrejtë, jemi të sigurt që kur të ketë diçka të re nga jeta e saj private, do të na i zbulojë vetë. Gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother”, Roza ka treguar se ka pasur një lidhje serioze me një djalë, me të cilin moderatorja e ka menduar si personin e jetës. Gjatë një bisede me Erjola Doçin, konkurrentja tha se ka pasur dëshirë që të krijojë një familje me të, duke treguar se ka pirë ilaçe që të ngelë shtatzënë me të dashurin e saj, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.

roza lati2

“Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risku im. Ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetvetja” – u shpreh Roza, ndërsa Erjola i tha: “Të ka parë Zoti”. Moderatorja tregoi se disa muaj pas ndarjes nga partneri ngeli shtatzënë me të dashurin e ri, ndërsa e abortoi foshnjën, sepse nuk kishte dëshirë që i fëmija i saj të rritej pa baba.

roza lati3

E teksa Egla Ceno e pyeti nëse është penduar për këtë veprim që ka bërë, Roza tha “Jo” sepse sipas saj ajo është zgjedhja më e mirë që mund të bënte pasi banorja u shpreh se nuk dëshiron që fëmija i saj të rritet me një baba që ka vese të këqija dhe të kalojë traumat që ka kaluar vetë ajo. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur Rozën, nëse do ta shikojnë në ekran gjatë sezonit të ri.

roza lati4

Duket se vetë ajo nuk e di ende se ku do të jetë këtë sezon që vjen, ndaj edhe ka zgjedhur që të shijojë stinën e verës, pa u shqetësuar shumë për të ardhmen e afërt. Si e kemi parë edhe në rrjetet e saj sociale, disa miqësi nga “Big Brother”, Roza i ka mbajtur, duke zgjedhur të kalojë kohë me mikeshat e saj edhe përgjatë ditëve të pushimeve. Vetëm javën e shkuar, ajo së bashku me Françeskën, Erjolën dhe Riken. Të katërta vajzat dukeshin në një formë të mirë fizike dhe duke shijuar kohën e tyre. Që pas përfundimit të “Big Brother”, kjo ishte hera e parë që Roza ishte në shoqërinë e Rikes, pas krisjes që ato pësuan në ditët e para pas përfundimit të këtij formati.

roza lati5

Moderatorja Roza Lati festoi 36-vjetorin e lindjes pak ditë pas përfundimit të lojës. Në këtë ditë kaq të veçantë për të, ajo organizoi një festë, ku të ftuar special ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP” me të cilët Roza kishte marrëdhënie të mira. Aktori Jul Deda, Françeska Murati, Ledjona Xheladinaj, Lisi Myrtaj, Fation Kuqari dhe Erjola Doçi ishin ish-konkurrentët e reality show që u shfaqën në ditëlindjen e moderatores. Megjithatë ajo që nuk i shpëtoi syrit të publikut ishte mungesa e mikes së moderatores, Rike Roçi, ndonëse kjo e fundit ishte në Tiranë.

Vajzat kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “BBV”, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes pas daljes nga shtëpia. Nga ana tjetër Rike nuk e ka uruar Rozën përmes ndonjë postimi në Instagram. Rike gjatë intervistave televizive pas daljes nga reality show ka treguar se Roza është konkurrenti që mbështet në “BBV”, ndërsa disa ditë pas eliminimit i dërgoi moderatores një dron.

roza lati6

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →