Bota Sport

VIDEO/ Talenti shqiptar bën heroin në Gjermani, gol dhe asist në duelin ndaj Këlnit

video talenti shqiptar ben heroin ne gjermani gol dhe asist ne duelin ndaj kelnit





































Talenti me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani ka filluar të lërë gjurmë te skuadra e re Elversberg, ku ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 ndaj Këln, i vlefshëm për javën e dytë të Bundesligës 2 të Gjermanisë. 

 asllani-102-780x439

Ai ishte protagonist në vetëm 45 minuta, pasi u fut nga stoli, teksa arriti të shndërrohej në hero. Asllani arriti të shënonte menjëherë në minutën e 46-të, teksa sapo ishte futur në fushë. 

Në minutën 62-të, sulmuesi arriti të asistojë te goli i shënuar nga Frederik Schmahl për 2-1, pasi Këln paraprakisht kishte barazuar në 1-1. 

Në fund ndeshja u mbyll 2-2, me dy skuadrat që morën nga një pikë.  Asllani këtë sezon është huazuar nga Hofenhejm te Elversberg. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts