Bota

Lufta në Ukrainë, 5 të vrarë në bastisjen e Kievit në Belgorod, 13 të plagosur në Kursk

lufta ne ukraine 5 te vrare ne bastisjen e kievit ne belgorod 13 te plagosur ne kursk
lufta ne ukraine 5 te vrare ne bastisjen e kievit ne belgorod 13 te plagosur ne kursk

Forcat ukrainase vazhdojnë të godasin rajonet kufitare ruse. Autoritetet e Belgorodit kanë njoftuar se të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një bastisje që u zhvillua dje në qytetin Shebekino, që ndodhet në pjesën lindore të rajonit në kufi me Ukrainën.

Guvernatori Viacheslav Gladkov, në Telegram, shkroi se burra nga Ministria e Situatave të Emergjencave punuan për orë të tëra për të shuar zjarret në një ndërtesë banimi, dy shtëpi private dhe një biznes” që shpërtheu pas sulmit me raketa.

Sakaq, trembëdhjetë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, u raportuan në Kursk, ku një sulm nga forcat ukrainase ka nisur prej ditësh, pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi, siç njoftoi guvernatori i përkohshëm, Alexei Smirnov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts